Qytetërim

Euro 2024/ Ndeshja Shqipëri-Spanjë, Strakosha: Jemi gati, shpresoj që dhe Zoti të na ndihmojë

Në fjalën e tij, Strakosha u shpreh se për të kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë, një përballje që e priste që kur ishte fëmijë.

k.m.
Euro 2024/ Ndeshja Shqipëri-Spanjë, Strakosha: Jemi gati, shpresoj
Tomas Strakosha

TIRANË- Lojtarët e Kombëtares kanë hyrë në stadiumin e Dyseldorfit, atje ku do të përballen me Spanjën. Pak para nisjes së ndeshjes ndaj Spanjës, portieri Tomas Strakosha ka dhënë një intervistë për emisionin "EUROZONE".

Në fjalën e tij, Strakosha u shpreh se për të kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë, një përballje që e priste që kur ishte fëmijë.

“Ishalla po na sjellin fat ata që na ndjekin. Të gjithë çunat janë gati dhe e presim me shumë emocion. Shpresojmë për një rezultat pozitiv. Kemi nevojë ne, kanë nevojë shqiptarët. Trajneri na tha se nuk duhet të kemi emocione, duhet të kemi durim. Spanja do të luajë fort. Për mua kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë. E prisja që fëmijë dhe shpresoj që Zoti të na ndihmojë dhe të kualifikohemi sot. Unë ndjehem si të gjithë çunat, shumë i rëndësishëm për ekipin. Por do të jap maksimumin. Jam i rëndësishëm si gjithë ekipi. Futbolli është një lojë ekipi,”-u shpreh Strakosha./ZËRI

Poll

MOS HUMB