Qytetërim

"Dekorimi" i këngëtares bëhet "mollë sherri"! Gjergj Leka: Dita më e turpshme, Çiljeta: Qetësohu..zoti ua jep jetën njerëzve sipas shpirtit

Në rrjet nisi të qarkullonte një publikim, montazh, ku pretendohej se Presidenti i Republikës kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Edhe pse bëhej fjalë për një montazh satirik, postimi u shpërnda gjerësisht dhe mori reagime të ndryshme.

zh.ll
"Dekorimi" i këngëtares bëhet "mollë
ciljeta xhilaga-gjergj leka dhe postimet

TIRANË- Një debat i papritur ka nisur në rrjetet sociale, ndërsa shkak u bë një postim satirik që qarkulloi online. Protagonistët e debatit? Kompozitori i njohur, Gjergj Leka dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga.

Në rrjet nisi të qarkullonte një publikim, montazh, ku pretendohej se Presidenti i Republikës kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”. Edhe pse bëhej fjalë për një montazh satirik, postimi u shpërnda gjerësisht dhe mori reagime të ndryshme.

Mes tyre ishte edhe Gjergj Leka, i cili e komentoi me ironi pretendimin, duke e cilësuar si “sarkazmën e vitit”. Ai shtoi se, nëse një lajm i tillë do të ishte i vërtetë dhe jo humor, do të ishte një moment i turpshëm.

“Duhet të jetë sarkazma e vitit…”, ndërsa më pas shtoi se, nëse nuk do të ishte humor, “do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”, komentoi Leka.

"Dekorimi" i këngëtares bëhet "mollë
komenti i gjergj lekes

Por, ky koment nuk kaloi pa u vënë re nga këngëtarja, e cila nuk vonoi t'i përgjigjej. Çiljeta sqaroi se bëhej fjalë për një lajm të rremë dhe se nuk kishte marrë asnjë dekoratë, teksa kritikoi reagimin e Lekës, duke shtuar më pas angazhimin e saj ndër vite në muzikë, prezantim dhe aktrim.

“Qetësohu Gjergj, mik i dajës tim Orhan Zeneli, është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Mirë komentuesit e thjeshtë që ju ka zënë zmera merimanga mllefi prej viteshpor të shprehesh ti është e turpshme.

Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet.  Edhe 41 vjeç sot dhe pa bërë këngë të reja prej vitesh edhe me 10 kilogramë më tepër në trup prap “full” e mbushur kur këndoj në koncert. Por për mua rëndësi ka që kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar apo edhe aktruar se sa opinion i disave, dhe faleminderit Zotit që s’kam ego të errët që të arrij të nxjerr mllef për të tjerët. Qofsh mirë Gjergj, ndaj Zoti disa njerëz i ka lënë në hije se siç kanë shpirtin ja u jep edhe jetën.

Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri”, shkroi ajo.

"Dekorimi" i këngëtares bëhet "mollë

reagimi i Çiljetes

Megjithatë, debati nuk u mbyll me kaq. Replika e saj u pasua nga një tjetër reagim i Gjergj Lekës, i cili deklaroi se e vlerëson Çiljetën si person, por jo për kontributin e saj në artin shqiptar.

“Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. P.S. Përsa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të qesh…”, shkroi Leka.

"Dekorimi" i këngëtares bëhet "mollë
replika e lekes

Përplasja publike mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, me ndjekësit që kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për deklaratat dhe replikat e dy artistëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB