
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka rezultuar i pafat në aventurën e tij të re, ate të kërcimit, pasi ka thyer krahun gjatë provave.
Ka qenë moderatorja Kiara Tito ajo që ka informuar publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut, duke vënë në pikëpyetje vazhdimin e garës së kërcimit që nisi të premten.
Në premierën e “DWTS”, Saimir Korreshi bëri për vete publikun me performancën e tij, që kulmoi me një shalqi nga Lushnja në skenë.
Me partneren e tij Livia, në një quickstep me këngën “Biçikleta” të Françesk Radit, Korreshi u shfaq mjaft gazmor, por thyerja e krahut duket se do t’ia pamundësojë vazhdimin e garës.
Korreshi ishte shumë optimist për garën e tij në kërcim, por tashmë do të duhet që t’i kthehet rutinës së tij të përditshme, asaj të politikës.
Disa prej personazheve që janë bërë pjesë e garës kanë pësuar lëndime gjatë provave, por padyshim dëmtimi i Korreshit mbetet më i rëndi./Zëri.ai