Qytetërim

DRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyen gratë”, Ina i përgjigjet Valbonës: Jam një ulkonjë…

Vijon debati mes vajzave të ekranit, Ina i përgjigjet me një shënim të gjatë Valbonës, duke thënë se ajo mbron parimet, dhe jo gratë në përgjithësi

E.K
DRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyen
Valbona Selimllari dhe Ina Kollcaku

TIRANË- Debati i nisur brenda “DWTS” mes Valbona Selimllarit dhe Ina Kollçakut, vazhdon akoma. Ditën e djeshme në “Fan Club” Valbona iu përgjigj deklaratave të mëhershme të Inës e cila shprehej se ajo nuk e ka pëlqyer kurrë madje e shikonte shtrembër.

Për këto Bona e quajti të papjekur Inën. Madje ajo u shpreh se nga njëra anë, Ina thotë që është në mbrotje të grave dhe gjëja e parë që bën, fyen një grua.

Fill pas intervistës së Selimllarit, nuk ka vonuar edhe përgjigjia e Inës, e cila përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se në fakt Valbonës i mungon koncepti i feminizmit dhe i ofezës.

“Unë jam në mbrojte të grave” do e thoshte një njeri neurotike! Neuroza e këtij Kompleksi nuk egziston te unë! Për shume vite me rradhë mundohem të qartësoj ata/ato që përtojnë të lexojnë se përse u krijuan lëvizjet feministe dhe cili ishte qëllimi. Po e bëj prap.

1. E drejta e votës

2. E dreja për pozicione drejtuese

3. Rrogë të njëjtë për të dyja gjinitë për të njëjtin pozicion

4. E drejta e abortit

Mosha nuk është kompleksi im. Gjithmonë ne vajzat dhe gratë nga shoqëria ose jemi shumë të reja, ose jemi shumë të vjetra, Mosha është koncept banal, ashtu si koha. Ka gra që nuk më pëlqejnë, ka gra që nuk i duroj dot, që nuk i dua afër. Ka gra që më sulmojnë dhe i sulmoj, ka gra që më kanë marrë punën, ka gra që iu kam marrë punën.

Ka gra maskiliste që lëndojnë më shumë veten se të tjerët. Unë funksionoj me busullën time të moralit, jo vetëm për të mbijetuar (të ha, të pi, dhe të …) por edhe të marr të mirat e botës materialiste të botës ku jetoj. Jam një ulkojnë e drejtë!

Agrumentet populiste i përkasin një grupi që nuk më ka interesuar kurrë. Nuk do të vesh kurrë kostum e kollare për të marrë ndershmërinë vitrinë. Një grua e ofenduar që përveç konceptit të feminizmit i mungon dhe koncepti i ofezës. Ky po është ofendim! E di që nuk është fjalori yt, sepse ti je një fjalor tjetër.

E mbani mend atë vajzën që la beben në kosh dhe e hëngrën minjtë? Mos te flasi njeri se jeni gra vetë. Po edukatoren që i theu legenin fëmijës”.

Më poshtë gjeni reagimin e saj të plotë:

DRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyenDRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyenDRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyenDRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyen

DRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyenDRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyenDRAMA/ “Është në mbrojtje të grave dhe fyen

Poll

MOS HUMB