KOSOVË- Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit ka bërë një dedikim prekës. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar disa foto ku tregohet një biletë udhëtimi për në Itali. Bëhet fjalë për një udhëtim të rëndësishëm për kurimin e djalit të saj, teksa prek me fjalët duke thënë se do të donte të kishte në dorë edhe biletën e të ndjerit Shpat Kasapi.
“Sa do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, shkruan ajo.
Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, në datën 26 Nëntor, pas një sulmi në zemër. Kasapi ishte një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe numëron hite të shumta të dashura nga të gjitha grupmoshat. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe ishte një idhull për shumë breza. Disa nga hitet e tij janë: “Valle Kosovare”, “Kush të ndau prej meje”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” dhe shumë të tjera. Kasapi la pas një djalë, Roelin, ndërkohë që dhe babai i tij është ndarë nga jeta në moshë të re, në rrethana të ngjashme. /ZËRI