
TIRANË- Fation Kuqarri vendosi të largohej nga shtëpia e "Big Brother Vip" edhe pse nuk ishte i nominuar. Pasi publiku vendosi të shpëtonte nga eliminmi Meritonin, ish-konkurrenti i "Për'puthen" shprehu dëshirën të hiqte dorë nga loja. Të dy djemtë kanë patur përplasje të forta gjatë javës që lamë pas dhe kulmi arriti kur Meritoni hoqi rripin përballë Rikes. Sot kjo e fundit ka kërkuar të flejë në krevatin e Kuqarrit, teksa nuk e fshehu trishtimin që ai nuk do të jetë më banor i shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Silvi: “Mos ma bëj këtë pra”.
Rike: “Do flej unë aty”.
Silvi: “Kam vendosur rrobat e mia”.
Rike: “Ke vendin aty”.
Silvi: “S’e kam më atë vendin, u thashë të gjithëve që do rri këtu. Vetëm të fle në living”.
Rike: “Silvi mos më bëj me nerva tani të lutem. Ti sot e gjete të zësh vendin e Fationit. Ik fle në living”.