Qytetërim

E përndjek kudo, Sofia Vergara kërkon urdhër mbrojtje

Aktorja me origjinë kolumbiane Sofia Vergara ka marrë urdhër mbrojtje, pasi një burrë i identifikuar si Gregory Brown ishte obsesionuar pas saj.

D.XH
E përndjek kudo, Sofia Vergara kërkon urdhër mbrojtje
Sofia Vergara

SHBA - Aktorja kolumbiane Sofia Vergara ka marrë urdhër mbrojtje për të dhe djalin e saj, kundër një përndjekësi, të identifikuar si Gregory Brown. Siç raporton "TMZ", Sofia e akuzon Brownin si një ‘përndjekës të paqëndrueshëm mendor’, që pretendon se e njeh atë dhe djalin e saj 32-vjeçar Manolo, duke insinuar se do që të ketë një marrëdhënie me të dhe familjen e saj.

Vendimi i gjykatës nënkupton që përndjekësi duhet të qëndrojë të paktën 100 metra larg saj dhe djalit të saj dhe e ndalon Brown të ketë kontakte me Sofia Vergaran ose ndonjë anëtar tjetër të familjes së saj.

Brown i dërgoi Vergarës një letër

Së fundmi, në nëntor, Vergara tha se Brown i dërgoi asaj një letër shqetësuese me postë, duke i thënë “do të të shohë dhe dëgjoj shumë shpejt, dashuria ime". Gregory Brown kishte shkatërruar gjithashtu pronat e Sofia Vergara-s, përveç faktit se ka bërë përpjekje të shumta për t'iu afruar familjes së aktores.

Përveç kësaj, burri ka precedente të shumta kriminale, gjë që ka bërë që Vergara të ndihet e frikësuar. Kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm përballet me një problem të tillë. Në vitin 2020, ajo u ngacmua vazhdimisht nga një burrë i identifikuar si Rengifo Randazzo, i cili zhvilloi një obsesion ndaj burrit të saj të atëhershëm, Joe Manganiello./ZËRI/

Poll

MOS HUMB