Aktualitet

El Pais: Tik Tok dyndi turistët në Shqipëri. Shteti të plotësojë kushte për vizitorët

Sipas medias spanjolle, Tik Tok ka ndikuar që shumë turistë të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa bëhet thirrje që shteti shqiptar të plotësojë kushtet.

D.XH
El Pais: Tik Tok dyndi turistët në Shqipëri. Shteti të
Turizmi shqiptar

SPANJË – Gazeta spanjolle El Pais ka analizuar faktin se përse Shqipëria ka qenë kaq shumë e vizituar këtë vit. El Pais nënvizon se media sociale TikTok ishte një nga arsyet, se përse në vendin tonë ka pasur kaq shumë turistë. Por, media e Spanjës nënvizon se turistët në shumë raste kanë gjetur të tjera kushte, nga ato që promovohen në Tik Tok, ndaj bën thirrje ndaj shtetit shqiptar, që të plotësojë kushte për vizitorët e huaj.

Shkrimi i El Pais:

Deri pak vite më parë, Shqipëria ishte një destinacion turistik, por jo aq shumë i lakmuar. Këtë verë, kërkimi i pafund për vende të pazbuluara dhe të lira, solli një ortek vizitorësh në plazhet e tij të pastërta e të kristalta. Vendi madje u bë një burim polemikash, pasi një sërë influencuesish kritikuan kushtet në Shqipëri. Ankesa e tyre? Vendi nuk ishte aq idilik sa ç’e kishin parë në TikTok.

Një studim i fundit pasqyron se si kjo platformë mund të shkaktojë një rritje të papritur të numrit të njerëzve që vizitojnë një vend të caktuar. Ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, TikTok promovon videot që gjenerojnë ndërveprime shumë shpejt; kjo mund të çojë në popullaritetin e papritur të një destinacioni dhe të shkaktojë probleme të mbipopullimit, në vendet e destinuara për turma më të vogla.

Disa atribute që e dallojnë TikTok nga rrjetet e tjera sociale janë viraliteti i tij dhe lloji i përdoruesve të tij. “Një nga faktorët kryesorë të TikTok është audienca e tij, e cila është më e re në moshë. Destinacionet që mund të klasifikohen si më të lira dhe më të lehta për t'u aksesuar përshtaten më mirë me përdoruesit e këtij rrjeti social”, thotë Jennifer Mourenza, specialiste e marketingut dixhital në agjencinë AccuraCast.

Ndikimi, megjithatë, prek shtresat e tjera të popullsisë: sipas një raporti të bërë nga MGH, një agjenci marketingu e specializuar në turizëm, 35% e përdoruesve të këtij rrjeti social në Shtetet e Bashkuara kanë udhëtuar në një vend të ri, pasi e kanë parë të në TikTok. Natyrisht, përqindja rritet në 45% tek njerëzit midis moshës 25 dhe 44 vjeç.

Numri i njerëzve që udhëtojnë në destinacionet që promovohen në TikTok – si Shqipëria, rritja e së cilës në sektorin e turizmit është e padiskutueshme – nuk është e lehtë të vlerësohet. Vendi pati një rritje prej 26% të vizitorëve të huaj gjatë korrikut, krahasuar me shifrat e një viti më parë. Rritja është më e dukshme jashtë muajve të verës: në shtator erdhën 45% më shumë turistë ndërkombëtarë, në total 1.1 milionë (më shumë se një e treta e popullsisë vendase) dhe janarin e kaluar kishte 94% më shumë vizitorë, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë. Në nëntë muajt e parë të vitit, vendi kishte 29% më shumë turistë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Studimi i publikuar nga Journal of Outdoor Recreation and Tourism gjeti korrelacione midis numrave të TikTok dhe të dhënave në terren, në ishullin jugor kinez të Hainan. Atje, mali më i madh në Parkun Kombëtar Pyjor Jianfengling shkoi nga 50 vizitorë në janar 2021 në rreth 400-600, duke filluar nga muaji vijues. Kjo ndodhi pasi dikush postoi një video që tregonte pamjen va, me një lindje spektakolare që dilte nga një det me re, e cila mblodhi 65000 pëlqime. Dy pika të tjera turistike, pranë rezervuarit Daguangba, gjithashtu fituan popullaritet të papritur pasi një video mori 29,000 pëlqime.

“Algoritmi i TikTok është i ndryshëm dhe është më i përshtatshëm për përhapjen e videove te shumë njerëz. Është arritur viralitet i fortë. TikTok gjeneron valë popullariteti që nuk ekzistojnë në Instagram”, thotë Jerome Bergerou, drejtor ndërkombëtar në AccuraCast. Si ai ashtu edhe Mourenza përmendin rastin e plazheve të Kornishit. Gjatë pandemisë, vizitat në këtë zonë bregdetare britanike ‘u ngritën në qiell’. “U publikuan video jashtëzakonisht të habitshme, që shfaqnin plazhe spektakolare që ndodhen në Angli dhe që ishin krejtësisht të panjohura për njerëzit dhe kishte një efekt viral”, thotë Mourenza.

Më pas, shpërtheu fluksi i turistëve që kërkonin diell dhe rërë në Cornuall. Të kuptosh se cilët prej këtyre turistëve u frymëzuan nga TikTok dhe nëse ata përfaqësonin vërtet një numër të konsiderueshëm nuk është detyrë e lehtë. Megjithatë, duket qartë se sot plazhet e Cornuall-it janë të njohura në TikTok, qoftë nga informacioni i publikuar nga gazeta lokale CornuallLive ose nga 26.7 milionë shikimet e hashtagut #cornuallbeaches. TikTok ka bërë të mundur, që destinacionet, që më parë pak njiheshin, por janë të veçanta, të popullarizohen së tepërmi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB