Qytetërim

Nga "Burg Brother" në "Big Brother"/ Liam Osmani rikthehet në spektaklin e BBV, hapet televotimi

Liam i cili ishte konkurrenti me qëndrimin më të shkurtër në shtëpi, pas daljes nga burgu njoftoi se çështja është pezulluar dhe tani synon të futet sërish si lojtar.

a.l
Nga "Burg Brother" në "Big Brother"/ Liam Osmani
Liam Osmani

TIRANË- Liam Osmani është rikthyer në spektaklin e sotëm të "Big Brother Vip", pas arrestimit të bujshëm të tij në shtëpinë më të famshme me akuzën për mashtrim. Liam i cili ishte konkurrenti me qëndrimin më të shkurtër në shtëpi, pas daljes nga burgu njoftoi se çështja është pezulluar dhe tani synon të futet sërish si lojtar. Por këtë do ta vendosë publiku, dhe Ledioni hapi televotimin për të. 

Pjesë nga biseda me Ledionin në studio:

Liam: Mentalisht dhe fizikisht jam shumë mirë. Për gjërat që ndodhin, bie shi, bie, breshër, fryn erë, dhe del dielli në fund fare atë po mundohemi të bëjëm edhe ne. Unë jam i lirë, çështja është pezulluar. Nga "BurgBrother" në "Big Brother".

Ledioni: Nëse publiku do e dojë. Unë e di që dëshiron të futesh brenda asaj shtëpie. The një 3-sh kur hyre sepse në fakt do të duhet të ishte 2-sh sikur të mos kishin shkuar gjërat kështu, por u bë e treta kur të morën dhe tani erdhe prap. 

Liam: S'ka problem, tani edhe 4 të jetë, nuke di ashtu si erdhi puna se di as vetë. 

Ledion: Si është t'i kalosh ditët në burg, u bënë 14 ditë.

Liam: Nuk ja uroj njeriu. Dhe dua të përshëndes të gjithë ato nëna dhe të gjitha ata baballarë si ata të mitë që u shqetësuan shumë dhe për të gjithë ata djem në burgun e Rrogozhinës që janë po aq të pafajshëm si unë dhe lirim sa më të shpejtë të gjithëve. 

Ledion: Kishte televizor në burg? Ke kaptur ti mundësinë që në këto 14 ditë të shikosh çfarë ka ndodhur nga dinamikat e shtëpisë. 

Liam: Jo shumë, por imagjinatën e akm aty. Pashë disa video para se të vija dhe do sinkronizohem dhe do të filloj të luaj me djemtë dhe vajzat e shtëpisë. 

Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave./ZËRI

Poll

MOS HUMB