
GJERMANI- Gjeorgjia po jeton ëndrrën e saj pasi u kualifikua në 16-tën e "Euro 2024". Kvaratshelia dhe shokët e tij të skuadrës do të përballen me Spanjën në raundin e 16-të, garë e cila duket e humbur që në nisje. Por për të motivuar djemtë e skuadrës kombëtare, ish-kryeministri i vendit (nga 2012 deri në 2013) Bidzina Ivanishvili, i cili themeloi partinë politike në pushtet "Ëndrra Gjeorgjiane" tha se nëse do të mundnin Spanjën do shpërndante një bonus.

Ivanishvili u premtoi të gjithëve një bonus prej 10 milionë eurosh. Sigurisht, shumica e njerëzve besojnë se ka motive të qarta politike pas kësaj lëvizjeje dhe shpjegimi është i thjeshtë. Ivanishvili ka lindur në Gjeorgji, por u bë një biznesmen i njohur në Rusi në vitet 1990 pas rënies së regjimit komunist me investime në banka, kompjuterë dhe metale. Pasuria e tij vlerësohet nga Forbes në rreth 4.5 miliardë euro dhe megjithëse qëndroi një vit në postin e kryeministrit, ai ka ende ndikim në partinë në pushtet pasi është president.
Muajin e kaluar shumica e lojtarëve të Gjeorgjisë u rreshtuan në anën e qytetarëve që protestuan pikërisht kundër kësaj partie pas prezantimit të ligjit për... agjentët e huaj. Ligji, i cili u miratua nga parlamenti në qershor, ka shkaktuar disa nga protestat më të mëdha në Gjeorgji që kur vendi shpalli pavarësinë në 1991, pasi kritikët thonë se kërcënon liritë individuale./ZËRI