
SHBA- Postimi i aktores së njohur Sharon Stone, me një sy të nxirë ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj. Në një postim që ajo ka bërë në 31 korrik në Instagram ka ngjallur shumë reagime. Kështu që sot, ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Ylli i njohur ka sqaruar se askush nuk e ka goditur dhe ka thënë se lëndimi i saj ka ardhur nga një rrëzim që i ka ndodhur.
Sharon Stone në deklaratën e saj të re në Instagram tha: Përshëndetje, e di që të gjithë jeni të shqetësuar për mua. Kështu që dua që ju të dini se kam udhëtuar në kaq shumë vende dhe hotele që në një moment sapo u ngrita në mes të natës për të urinuar dhe nuk e dija ku isha. Dhe rashë me fytyrë mbi mermer. Jo, askush nuk më ka bërë asgjë dhe jam mirë. Po kaloj shumë mirë dhe jam mirëpritur në çdo udhëtim që bëj.
View this post on Instagram
Madje, në fund të videos ajo ka hequr syzet e diellit që mbante dhe ka treguar syrin e nxirë, për të shtuar me humor: Po bëhet më mirë, por gjithsesi është një sy i bukur i nxirë. Duhet të kishit parë se çfarë i bëra asaj dyshemeje mermeri./ZËRI