Qytetërim

Çfarë ndikimi ka patur një fallxhore në jetën e saj? HABIT Rita Ora: Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë

Ora tha se beson “100 për qind” në astrologji

F.I
Çfarë ndikimi ka patur një fallxhore në jetën e saj?
Rita Ora

BITANI-Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”. Ylli i muzikës u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që, sipas saj, trashëgohet në familjen e saj, shkruan “Daily Mail”.

“Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër,'-u shpreh këngëtarja shqiptare.

Rita tregoi edhe ritualet që e ndihmojnë të qëndrojë e balancuar:

“Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet.”

Ora tha se beson “100 për qind” në astrologji, duke shtuar: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde.”

Edhe para performancave, këngëtarja ruan një qetësi të brendshme: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-e… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.”

Rita ka treguar edhe më parë ndikimin që ka pasur një fallxhore:

"Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre. Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh.”

 

Poll

MOS HUMB