Qytetërim

"Play Off" i Botërorit 2026, mësohen rivalët e Shqipërisë dhe Kosovës

Kombëtarja shqiptare do të ndeshet kundër Polonisë në ndeshjen e parë në play off të Botërorit 2026, më 26 mars, Ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë.

zh.ll
"Play Off" i Botërorit 2026, mësohen rivalët e
shorti-ndarjet

ZYRIH- Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën "play off" këtë të enjte pas shortit të hedhur në Zyrih. Kombëtarja shqiptare do të ndeshet kundër Polonisë në ndeshjen e parë në play off të Botërorit 2026, më 26 mars, Ndërsa Kosova do të luajë me Sllovakinë.

Në rast fitore në gjysmëfinale dhe të një kalimi më tej, Shqipëria do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në rast fitoreje në gjysmëfinale, Kosova përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Me këta të fundit u përball në Nations League.

Grupi A

Italia/ Irlanda e Veriut – Uells/ Bosnja Hercegovinë

Grupi B

Ukraina/ Suedi – Polonia/ Shqipëri

Grupi C

Turqia/ Rumania – Sllovaki/ Kosova

Grupi D

Danimarka/ Maqedonia e Veriut – Çeki/ Irlandë

Poll

MOS HUMB