Qytetërim

Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë menaxhojnë Call Centera për të denigruar njëri-tjetrin në komente

Më sakt, Sharka ka denoncuar haptas personazhet e botës "rozë", të cilët sipas tij, menaxhojnë shërbime "Call Center" për të denigruar njëri-tjetrin në komente.

zh.ll
Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
Ronaldo Sharka

TIRANË- Moderatori Ronaldo Sharka, i njohur për komente dhe publikime provokuese, vazhdon të mos ndalet së publikuari. Në një postim në rrjetin e tij social, Instagram, ku ndiqet nga rreth 190 mijë ndjekës, ka plasur 'bombën' e radhës. 

Më saktë, Sharka ka denoncuar haptas personazhet e botës "rozë", të cilët sipas tij, menaxhojnë shërbime "Call Center" për të denigruar njëri-tjetrin në komente. Por jo vetëm kaq, ky shërbim, pra 'profilet robot', shërbejnë edhe për favoret e tyre, të tilla: duke komentuar në foto, video apo reklamat e vetë personazhit. 

Postimi i tij ka nxitur një lumë komentesh, ku ndjekësit madje aludojnë edhe emra të ndryshëm personazhesh. Ndërkohë, vetë Sharka thotë se i ka zbuluar disa prej tyre, por pa përmendur emra dhe duke lënë komentet të vërshojnë...

Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
postimi
Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
postimi

"Prej kohësh në rrjetet sociale, disa personazhe të njohur të botës "rozë" mashtrojnë publikun që i ndjek duke përdorur "Call Center". Po ku qëndron mashtrimi i tyre kundrejt publikut (dhe jo vetëm) me "Call Center"?", shkruan Sharka.

Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
postimi

"Disa personazhe shumë të njohur, paguajnë specialistë të botës online me një pagesë goxha të mirë mujore. Shërbimi që marrin? 100-200 profile fallco në Instagram të cilët angazhohen për të krijuar idenë në publik sikur këta personazhe kanë shumë fansa.", vijon moderatori.

Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
postimi

"Besoj e keni vënë re që disa prej personazheve të caktuar, në sondazhe të ndyshme ku vendosen në "garë" disa emra të njohur, papritur shpërthejnë 100-200 komente gati njësoj, të programuara nga shërbimi i "Call Center" në ndihmë të këtyre personzheve të cilët mashtrojnë publikun sikur kanë shumë "fansa".", jep sërish detaje. 

Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
postimi

"Por mashtrimi nuk qëndron vetëm këtu. Këto profile fallco të angazhuara në shërbim të personazhit nuk komentojnë automatikisht vetëm në faqe të ndryshme online për të rritur imazhin e Vipsit, profilet robot komentojnë dhe në fotot/videot e tyre madje dhe tek reklamat që këto personazhe bëjnë.", vazhdon postimin e tij.

Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
postimi

"Por nuk mbaron me kaq! Nëse ti nis një debat publik me këto personazhe, apo nuk në shije te tyre ose të urrejnë Vipsi nëprmjet shërbimit që paguan tek "Call Center" i lëshon këto profile fallco tek profili jot, për të të denigruar publikisht.", zbulon më tej. 

Dramë e re në showbizz, Ronaldo Sharka denoncon: VIP-at tanë
postimi

"Unë, i kam zbuluar disa prej tyre.", përfundon postimin Sharka.

Poll

MOS HUMB