
NEW YORK- Këngëtarja Parashqevi Simaku është takuar në New York në SHBA me nipin e saj. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja, ku përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar një foto me nipin e saj me mbishkrimin: Një foto nga takimi i Parashqevisë me nipin e saj!

Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan "Abc 7", ka tronditur rrjetin. Në pamjet e rrjeteve sociale shfaqej, Parashqevi Simaku, e cila merrte ndihma si e pastrehë. Por ajo u gjet nga biznesmeni Ilirjani, i cili po kujdeset për të. /ZËRI