Qytetërim

‘Fun Zone’ zhvendos faljen e Kurban Bajramin, ku do të mblidhen besimtarët

Falja e Namazit do të bëhet te dielën duke nisur nga ora 06:00 e mëngjesit

E.K
‘Fun Zone’ zhvendos faljen e Kurban Bajramin, ku do të mblidhen
Besimtaret ne shesh

TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e dielë, më datë 16.06.2024, në orën 06:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. Për shkak të “Fun Zone” që është ndërtuar në sheshin Skënderbej, falja është zhvendosur drejt Bulevardit.

Programi i Kurban Bajramit

05:30 - Hapja e programit, Ejup Lila
05:35 - Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
05:40 - Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
05:50 - Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:00 - Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 - Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

Poll

MOS HUMB