Qytetërim

Fundi i një konflikti që zgjati disa dekada: Elton John dhe Madonna u pajtuan!

Çdo armiqësie i vjen fundi një ditë dhe ky është shembulli!

k.m.
Fundi i një konflikti që zgjati disa dekada: Elton John dhe Madonna u
Elton John dhe Madonna

SHBA- Madonna dhe Elton John i kanë dhënë fund konfliktit të tyre që vazhdonte prej dekadash. 78-vjeçari Elton John e akuzonte vazhdimisht Madonnën se këndonte në playback, duke nisur një "armiqësi" me të. Për herë të parë, ekipi i Madonna-s u përgjigj në vitin 2004 duke u shprehur se artistja që ata përfaqësojnë nuk humbet kohë duke u konfliktuar me artistë të tjerë.

Por çdo armiqësie i vjen fundi një ditë dhe ky është shembulli! Legjendat e muzikës u pajtuan gjatë fundjavës teksa Madonna u “përball” me Elton John pas performancës së tij në "Saturday Night Live". Madje postuan edhe foto në rrjetet sociale.

“Gjëja e parë që tha ishte ‘Më fal’ dhe muri mes nesh u rrëzua”, tha Madonna. Këngëtarja 66-vjeçare tha se ka qenë një fanse e Eltonit që kur ishte adoleshente.

“Kur e pashë të këndonte në gjimnaz, më ndryshoi jetën. Për dekada, më dhimbte që dikush që e admiroja aq shumë ta thoshte publikisht se nuk më pëlqente mua si artiste. Unë nuk e kuptoja."

Rrënjët e konfliktit janë që në vitin 2000. Elton u tall me nominimin e Madonnës për Performancën më të Mirë të Vitit.

“Që kur të kënduarit playback konsiderohet performancë? Kushdo që këndon playback dhe ju keni paguar 75$ për ta dëgjuar e meriton të pushkatohet,”-tha ai. 

Ekipi i Madonnës nuk e pranoi pretendimin e John. Në vitin 2012, Elton John ngacmoi sërish dhe tha se Madonna "nuk kishte asnjë shans" për ta mundur atë në garën e Golden Globe për këngën më të mirë origjinale. Por përplasja u zbut pasi me një postim më 7 prill 2025, Madonna la të kuptohet se ky pajtim mund të çojë në një bashkëpunim muzikor.

“Ai më tha se kishte shkruar një këngë për mua dhe donte të bashkëpunonim”.

Ndërsa, Elton John e falënderoi Madonnën që e fali. Ai shtoi se nuk është krenar për gjërat që ka thënë në vitetet e shkuara, sidomos duke marrë parasysh “punën revolucionare” të këngëtares që i hapi rrugën që një brezi të tërë artistesh femra./ZËRI

Poll

MOS HUMB