
Jude Bellingham, ashtu siç pritej, e pësoi për gjestin e tij të turpshëm gjatë ndeshjes së Anglisë me Sllovakinë në Euro 2024. Ylli i ri i Real Madridit barazoi me një goditje fantastike në minutën 90+5 të ndeshjes kundër Sllovakisë dhe e dërgoi lojën në kohën shtesë, ku anglezët avancuan 2-1.
Bellingham e ka festuar golin në 90+5’ në mënyrë jo etike dhe kamera e ka kapur duke bërë një gjest të turpshëm. UEFA nisi një hetim për këtë çështje dhe përfundoi thjesht duke e gjobitur atë me 10,000 euro.
Gareth Southgate mund ta llogarisë atë për ndeshjen eliminatore kundër Zvicrës, duke pasur në dispozicion golashënuesin kryesor të Anglisë në EURO (së bashku me Kane) me dy gola kundër Serbisë dhe Sllovakisë./ZËRI