
Kanye West ka zbuluar në një intervistë të re se do të donte të kryente marrëdhënie seksuale me ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Michelle Obama. Reperi 46-vjeçar u pyet në podcastin e 'The Download' se me kë do të donin të bënin treshe ai dhe gruaja Bianca Sensori.
"Michelle Obama," u përgjigj West pasi mendoi për disa minuta. Më pas, ai dhe prezantuesi Justin LaBoy shpërthyen së qeshuri, ndërsa West shtoi:
"Duhet të shkoj gruan e Presidentit".
Reperi nuk ka dhënë arsye për zgjedhjen e tij dhe drejtuesi ka komentuar:
“Nuk mendoj se është përgjigjja e vërtetë, por kjo është përgjigja për sot”.
Nuk dihet nëse West dhe Sensori, të cilët u martuan në dhjetor 2022, kanë një martesë të hapur. Kohët e fundit u raportua gjithashtu se reperi është në bisedime për të krijuar një kompani prodhimi filmash për të rritur të quajtur Yezzy Porn, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të marten./ZËRI