Qytetërim

Historia e jetës/ Prindërit e tij kaluan Saharanë zbathur, i biri i dha Spanjës titullin kampion

Një nga ata që ra më shumë në sy ishte Nico Williams, prindërit e të cilit kanë një histori jashtëzakonisht të vështirë, si çdo emigrant tjetër.

k.m.
Historia e jetës/ Prindërit e tij kaluan Saharanë zbathur, i biri
Nico Williams

GJERMANI- Skuadra spanjolle e futbollit u ngjit me meritë në majën e Europës, nga ndeshja e parë deri në të fundit ishin më të mirat në turneun e Gjermanisë. Një nga ata që ra më shumë në sy ishte Nico Williams, prindërit e të cilit kanë një histori jashtëzakonisht të vështirë, si çdo emigrant tjetër.

Nico Williams është zbulimi i këtij kampionati, sidomos për ata që nuk e ndjekin rregullisht "La Liga-n". Lojtari i Athletic Bilbaos 'çmendi' mbrojtjet kundërshtare dhe pas një ndeshjeje pak më të dobët me Kroacinë, u kthye në makthin e rivalëve. Ai shënoi gjithsej dy gola, njëri prej të cilëve në finalen ndaj Anglisë, me një asist, duke dhënë kështu një kontribut të pamat për "Furia" edhe pse është vetëm 21 vjeç.

Historia e jetës/ Prindërit e tij kaluan Saharanë zbathur, i biri
Nico Williams

Williams është me origjinë nga Gana dhe prindërit e tij kanë një histori shumë të vështirë jete. Në vitin 1994, ata kaluan Saharanë zbathur, ndërsa temperatura e rërës kapte 40 deri në 50 gradë celsius. Teksa kalonte Saharanë, e ëma e tij ishte shtatzënë me Injakin, vëllain e madh të Nicos. Në fund ata arritën në territorin spanjoll të Melillës dhe meqenëse e kaluan kufirin ilegalisht, ekzistonte frika se do të dëboheshin. Por u shpëtuan nga një avokat katolik, i cili i këshilloi të gënjenin dhe të thoshin se ishin nga një vend i prekur nga lufta.

Kështu bënë, thanë se ishin nga Liberia dhe u vendosën në Bilbao. Pjesa tjetër është histori.

Tani Nico është një anëtar i domosdoshëm i Atletico-s, skuadër me të cilën ka zgjatur kontratën me Bilbaon deri në vitin 2027, por është gjithashtu një gur i çmuar edhe për Spanjën./ZËRI

Poll

MOS HUMB