Qytetërim

Historike! Granit Xhaka në garë për të fituar Topin e Artë!

Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit. 

F.I
Historike! Granit Xhaka në garë për të fituar Topin e
Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka është në listën e 30 futbollistëve më të mirë të vitit 2024 dhe ka mundësi për të fituar "Topin e Artë", trofeun më prestigjoz individual për sportistët në botë.

Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.  Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit. 

Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Zhunior i Real Madridit, Rodri i Mançester Sitit dhe Xhud Bellingham, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë. 

Poll

MOS HUMB