Qytetërim

Igli Tare te Milani, mediat italiane përdorin si burim FSHF

Tarja dhe Milani e kanë gjetur dakordësinë

Redaksia Zëri
Igli Tare te Milani, mediat italiane përdorin si burim FSHF
Igli Tare

TIRANË-Në Zëri.al e kemi ndjekur hap pas hapi raportin dypalësh Milan-Tare. Ndër zërat e parë që e ka sjellë në shqip hapjen e këtij procesi, që nuk zanafillonte as në Shqipëri e as në Itali, por në Londër, ka qenë portali ynë. Ecuria shkoi e tillë sa Tarja dhe Milani e kanë gjetur dakordësinë, por gazetarët profesionistë italianë po vuanin të gjenin burimet e dyta, nga pala shqiptare, për ta konfirmuar lajmin.

Nëse zëra pranë Milanit e kishin pranuar dhe raportuar si të kryer, ata po vuanin të gjenin zëra nga "krahu i Tares". Sot, pothuajse të gjitha gazetat italiane e gjetën këtë konfirmim: te urimi i kryetarit të FSHF, Armando Duka, për ish-lojtarin kuqezi Igli Tare.

Tarja, njësoj si kur mori drejtimin e Lacios, gjen një situatë të ngjashme: tifozët kundër klubit. Tifozët e Milanit po organizohen të protestojnë në San Siro, duke vënë në shënjestër si skuadrën ashtu edhe drejtuesit, pas një sezoni të dështuar që, përtej fitores së Superkupës ndaj Interit, u mbyll pa kualifikim në kupat europiane dhe me humbjen në finalen e Kupës së Italisë kundër Bolonjës.

Igli Tare bëhet drejtori sportiv i një brand-i dhe i një skuadre tradite, në rajonin me më shumë shqiptarë rezidentë të rregullt si edhe me më shumë shqiptarë të natyralizuar italianë në Itali. Ai do të jetë një simbol edhe në këtë drejtim./ZËRI

Poll

MOS HUMB