Qytetërim

‘Iku Ilnisa dhe shkon i vardisesh’, Juli akuzon Riken: Je njeri që nuk mban qëndrim, nuk ke me kë rri

Sipas Julit, Rike pas largimit të Ilnisës i është vardisur Meritonit sepse ajo nuk ka me kë të qëndrojë

E.K
‘Iku Ilnisa dhe shkon i vardisesh’, Juli akuzon Riken: Je njeri
Rike Roci dhe Julian Deda

TIRANË- Dy banorët e Big Brother Julian Deda dhe Rike Roçi, duket se janë gjithnjë e më të largët në lojën e tyre, ndërsa në ditët e fundit, nuk kanë munguar as përplasjet. Juli e ka akuzuar vazhdimisht Riken, se nuk mban një qëndrim të qartë në lojën e saj, dhe se qëndron sa me njërin sa me tjetrin banor, në mënyrë që të shmangë nominimin.

Juli nuk e ka pritur mirë as sjelljen e Rikes me Meritonin, pas rikthimit të tij në shtëpi, duke e akuzuar banoren se tashmë po i vardiset, duke harruar sherret e shumta që ata kanë pasur në të kaluarën.

DEBATI 

Rike: Deda unë nuk është se e mbaj mirë më të gjithë për nominimin por nuk bëj debate fallco siç i bën ti

Juli: Pse se di unë?

Rike: Nuk zihem me njerëz që të dal në prime, sepse s'më intereson fare. Nuk jam si ti që për një palë të brendshme të zihem për 3 muaj. Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç ti kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi

Rike: Je vetëm sa me ul njerëzit, se vetëm ty të kemi inteligjent.

Juli: Ua po më flet me fjalët e Eglës.

Rike: Eglën e ke shoqe ti

Juli: Ti Rike je personi që nuk mban qëndrim, se iu shkon njerëzve se nuk ke me kë rri. Iku Ilnisa dhe shkon dhe i vardisesh atij tani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Poll

MOS HUMB