Qytetërim

Imazhet me bikini po bëjnë lëmsh rrjetin, zbulohet puna e Heidi Bacit në Itali

Së fundmi në rrjet qarkulloi një video e Heidi Bacit në rrjete sociale, teksa shfaqet duke sfiluar me bikini në një ‘club’.

f.t
Imazhet me bikini po bëjnë lëmsh rrjetin, zbulohet puna e Heidi
Heidi Baçi

TIRANË-Banorja e 'Big Brother Vip 3' Heidi Baci është përfolur shumë për jetën e saj në Itali, pasi la në mes garën në “Grande Fratello”. Vetë konkurrentja kishte folur në “Big Brother” rreth eksperiencave të saj në Itali. Së fundmi në rrjet qarkulloi një video e Heidi Bacit në rrjete sociale, teksa shfaqet duke sfiluar me bikini në një ‘club’. Video menjëherë është shpërndarë masivisht në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar as titujt aludues lidhur me punën që Heidit bën në Itali.

Mirëpo, e vërteta është krejt ndryshe. Larg asaj që thuhet nëpër komente dhe ofendimeve në rrjet lidhur me moralin e banores së BBV, kjo video që po qarkullon është postuar nga vetë Heidi në “Instagram”-in e saj në vitin 2017. Bëhet fjalë për një sfilatë të brandit të rroba banjove “Mirtylla Milano” të organizuar në “Just Cavalli”, ku Heidi ka marrë pjesë. Heidi është shprehur se fotot e saj me bikini kanë qenë në revistë, teksa babai i saj i kishte parë fare rastësisht. Qëkur u bë pjesë e “Grande Fratello”, ajo u shpreh se televizioni ishte ëndrra e saj. Në klipin prezantues, madje Heidi, përshkruhej edhe si vajza që kishte marrë pjesë në “Miss Italia”.

Heidi rreth moshës 19- 20 vjeç është marrë edhe me modeling. Në linjën e saj të jetës, konkurrentja zgjodhi që të mos fliste për eksperiencat e saj në modeling, duke u fokusuar vetëm te familja dhe jeta e saj mes Shqipërisë dhe Italisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB