ITALI- Interi është shpallur sot kampon i Italisë për herë të 20 në historinë e vet, me një ndeshje që do të kujtohet gjatë në fushën e Milanit. Inetri vendosi yllin e dytë në fanellë pas një ndeshjeje të zjarrtë përballlë Milan, ku triumfoi me rezultatin 2-1.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga djemtë e Simone Inzaghi, me këta të fundit, që arritën të gjenin edhe avantazhin, nëminutën e 18’-të të sfidës, falë një goditjeje potente me kokë, të “veteranit” të prapavijës, Francesco Acerbi, i cili padyshim ka dhënë një ndihmesë të madhe gjatë gjithë kampionatit, për të siguruar një tjetër Scudetto, për “Zikaltërit”.
Sfida nisi me tension nga të dyja skuadrat, ku për të qetësuar situatën u desh ndërhyerja e arbitrit. Zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 18-të, atëherë kur gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Acerbi u koordinua mirë me kokë, duke kaluar topin pas shpinës së Maignan. Pak më vonë, Lautaro shpërdoroi një mundësi të artë për të realizuar golin e dytë, atë të qetësisë. Kuqezinjtë e Piolit u shfaqën në të 40-tën, me Calabrian që lëshoi sinjale nga distanca. Pjesa e dytë filloi në mënyrë perfekte për Interin, që realizoi golin e dytë me Thuram, me një gjuajtje të bukur të francezit.
/ZËRI