
SHBA- Taylor Swift dhe Post Malone janë artistët më të nominuar për MTV Video Music Awards 2024 me bashkëpunimin e tyre 'Fortnight', duke bërë histori. Për të dytin vit radhazi, Swift kryeson nominimet në VMA, duke pretenduar çmime në dhjetë kategori.
Kënga “Fortnight” e kantautores ka siguruar tetë nominime, duke përfshirë videon e vitit, këngën e vitit, bashkëpunimin më të mirë, regjinë më të mirë, kinematografinë më të mirë, montazhin më të mirë dhe efektet vizuale më të mira. Taylor Swift është gjithashtu e nominuar si “Artistja e Vitit” dhe “Videoja më e Mirë e Muzikës Pop”.
Reperi Post Malone është nominuar në nëntë kategori. Ashtu si Swift, Post Malone është nominuar për videon e vitit, këngën e vitit, bashkëpunimin më të mirë, regjinë më të mirë, kinematografinë më të mirë, montazhin më të mirë, efektet vizuale më të mira dhe regjinë më të mirë artistike për "Fortnight". Reperi është nominuar edhe në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë për këngën e Billboard No.1 “I Had Some Help” të cilën e interpreton me këngëtaren e kantri Morgan Wallen.
Ariana Grande mori gjashtë nominime, me këngën e saj "We Can't Be Friends (Wait for Your Love)" për videon e vitit, regjinë më të mirë, kinematografinë më të mirë dhe montazhin më të mirë. Ajo gjithashtu mori nominime në kategoritë e “Efekteve Vizuale më të Mira” për "The Boy Is Mine" dhe “Artistja e Vitit”.
Sabrina Carpenter është nominuar në gjashtë kategori, duke përfshirë “Artisten e Vitit” dhe “Videon më të Mirë të Muzikës Pop.”
"Houdini", kënga kryesore nga albumi i rikthyer i Eminem, The Death of Slim Shady (Coup de Grâce), mblodhi gjashtë nominime për VMA, me reperin për “Artistin e Vitit” dhe “Videon më të Mirë të Muzikës Hip Hop.”/ ZËRI