Qytetërim

‘Jam mirë’! Stresi tregon vendodhjen dhe kushtin për t’u dorëzuar te autoritetet e Kosovës

Ai ka deklaruar ndër të tjera se pret që të shpallet i pafajshëm dhe më pas do të shkojë vetë të paraqitet te autoritetet.

f.t
‘Jam mirë’! Stresi tregon vendodhjen dhe kushtin për
Arkimed Lushaj

TIRANË-Stresi ka reaguar sërish nga arratia si i akuzuar për përfshirje në sherrin në Pejë. Në një intervistë për mediat në Kosovë reperi shprehet se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka deklaruar ndër të tjera se pret që të shpallet i pafajshëm dhe më pas do të shkojë vetë të paraqitet te autoritetet. Vendimin për të ekstraduar Noizy-n ai e quan absurd dhe një gjë që nuk do të ndodhë pasi çështja do të përfundojë në Shqipëri.

"Aktualisht ndodhem 300 kilometra metra larg Tiranës, jam shumë mirë. Po pres shqyrtimin si do shkoj kjo çështje. E kam menduar të dorëzohem, por duke parë rrjedhojën e çështjes si i ndodhi vëllait tonë Noizyt dhe Crax-it, kam menduar se është diçka padrejtësisht dhe nuk jam dorëzuar, sepse nuk besoj se drejtësia matet me fjalët e dikujt se është absurd. Po pres dhe kur të vij dita do të dorëzohem. Nuk kam pasur kontakte me Noizyn dhe Dj Crax sepse ata ndodhen në paraburgim, por kam pasur kontakte me një familjar të tij, është shumë mirë dhe po pret ta zgjidhin këtë çështje. Nuk mendoj se ai do të ekstradohet në Kosovë, por mendoj se çështja do të zgjidhet në Shqipëri dhe ai do dali dhe unë do dalë nga arratia dhe së bashku do të shkojmë në Pejë që të japim deklaratë. Nuk besoj se Prokuroria e Pejës bazohet në fjalët e dikujt. Shpresoj që të shihemi sa më shpejt ka thënë”, Stresi.

Ministrja Albulena Haxhiu ka firmosur kërkesat e ekstradimit për shtetasit Rigels Rajku (Noizy), Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), të cilat i janë përcjell Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, si autoritetet përgjegjës për ekstradimet. Ministrja Albulena Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre shtetasve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në Kosovë, për t'u përballur me akuzat për rrahjen barbare të boksierit Med Iseni dhe kunatit të tij.

Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. Stresi është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB