Qytetërim

Jasir Asani, sulmuesi i supergolave në kualifikueset 'Euro 2024'

Asnjë si Asani, 3 gola dhe 3 asite në 6 takime në këto kualifikuese. I pazëvendësuseshëm për Silvinjon! Eshtë e dukshme se suksesi i Shqipërisë në këto kualifikuese, nuk do të kishte ardhur pa të majtën e Asanit.

Zeri
Jasir Asani, sulmuesi i supergolave në kualifikueset 'Euro 2024'
Jasir Asani

TIRANË- Jasir Asani di të shënojë vetëm supergola. Këtë nuk e thonë vetëm tifozët kuqezi, por edhe UEFA. Goli i fundit i shënuar ndaj Cekisë nuk mund të lihej pa u vënë në dukje në rrjetet sociale nga institucioni europian i futbollit.

Në këto eliminatore, pritshmëritë janë të tilla për sulmuesin kuqezi, që nuk mjafton vetëm të shënojë.

Jo! Eshtë kusht që ai duhet të godasë nga jashtë zone me të majtën e tij potente dhe ta detyrojë portierin tërë siklet të nxjerrë topin nga prota. Ndryshe fansave nuk u mbushet syri.

Sulmuesi 28-vjeçar e priste shumë një ftesë për të veshur fanellën kuqezi. Ëndrra e tij u bë realitet me ardhjen e Silvinjos. Trajneri brazilian dhe stafi i tij ishin në kërkim të një sulmuesi majtosh që luan i pozicionuar në krahun e djathtë.

Dhe gjetën Asanin. Shqiptari nga Shkupi, ishte transferuar në kampionatin koreano-jugor me ekipin e Gvangjusë. Që në javët e para, ai fitoi zemrat e tifozve të ekipit me lojën dhe golat e tij.

Trajenri Silvinjo tregoi se po të mos jetonte në Shqipëri, nuk do ta kishte zbuluar lojtarin. Por kur e pa, ai dhe stafi u dashuruan me lojën e tij.

Fanellën kuqezi, shkupjani e veshi në moshën 20 vjeç e 8 muaj, kur debutoi me Shpresat e Redi Jupit. Asani priti 7 vite e dy muaj që të grumbullohej me ekipin e parë.  Sfida e tij e parë ishte kundër Polonisë në Varshavë, kur kuqezinjtë u mundën minimalisht.

Goli i parë kuqezi erdhi në ndeshjen pasardhëse në "Air Albania" kundër Moldavisë 3 muaj më pas. Normalisht një perlë që e la portierin Railean pa lëvizur!  Kjo ishte edhe rrjeta e parë e kuqzinjve në këto kualifikuese.

Në sfidën kundër Ishujve Faroe, ai dha një asist në golin e parë të Nedim Bajramit. Po ashtu edhe ndaj Cekisë, i dha pasimin e duhur sërish Bajramit për të shënuar golin e barazimit.

Më 10 shtator kundër Polonisë në "Air Albania" i realizoi një supergol portierit të Juventusit Vojçieh Zhezni. Edhe kundër çekëve në Tiranë ishte ai protagonist. Zhbllokoi rezultatin dhe dha asist në golin e dytë të Seferit.

Asnjë si Asani, 3 gola dhe 3 asite në 6 takime në këto kualifikuese. I pazëvendësuseshëm për Silvinjon! Eshtë e dukshme se suksesi i Shqipërisë në këto kualifikuese, nuk do të kishte ardhur pa të majtën e Asanit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB