
ARABI SAUDITE- Ka qenë një debat midis trajnerit Nuno Espírito Santo dhe yllit francez Karim Benzema që solli largimin e portugezit nga stoli i Al-Ittihad. Përplasja verbale mes të dyve ndodhi sfidën në Bagdad, kundër Al-Quwa Al-Jawiya, që përfundoi me humbjen e sauditëve 0-2, në Ligën e Championsit Aziatik.
Në përfundim të pjesës së parë, tekniku dhe sulmuesi patën një diskutim me rezultatin që ishte 0-1. Nuno Espírito Santo e kritikoi sulmuesin francez: Ti je një lojtar i madh, por dukesh pak dembel kur bëhet fjalë për të bërë presion ndaj kundërshtarit.
Përgjigjja e francezit ishte: Mos fol vetëm me mua, fol me gjithë grupin. Ti je kapiteni, modeli për lojtarët e tjerë dhe lojtari më i rëndësishëm, duhet të marrësh iniciativën dhe të jesh shembull për të gjithë.
Por Benzema ishte i pakënaqur prej disa javësh dhe një fakt të tillë, drejtuesit e kishin kuptuar se trajneri, i cili e udhëhoqi Al Ittihad drejt titullit sezonin e kaluar, tani nuk e kishte në kontroll skuadrën.
Nisur nga kjo, u morr vendimi për largimin e Santos nga stoli.
Skuadra kishte zhgënjyer këtë sezon, ndërsa pas 12 javësh gjendet në vend të gjashtë, shumë larg pritshmërive pas ardhjeve të Benzema dhe Kante./Zëri.ai