
TIRANË-Jetmiri ka deklaruar se do të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip dhe kjo për shkak të kërcënimt që Egla supozohet që i ka bërë atij, duke i thënë se do “shkul dhëmbët”.
I vendosur gjatë spektaklit ai deklaroi se i janë shkelur të drejtat nga Egla dhe kërkoi që të dilte nga dera e kuqe. Ledjoni e thirri në dhomën e rrëfimit dhe pas një diskutimi të gjatë mes tij dhe opinionistëve, Jetmiri vendosi të vazhdojë qëndrimin. Por gjithsesi deklaroi se vendimin përfundimtar nëse do e vazhdojë lojën apo jo do e japë të shtunën.
Jetmiri: Duket sikur ju doni të gjeni një justifikim në aftësitë dhe paaftësitë e lojatrëve dhe doni ta shihni ndryshe. Duket se si lojtar që kam qenë një herë në këtë edicion kam marrë një medalje nuk është kështu. Meqë është hapur një televotim komunikimin tim do ta jap të shtunën.