Qytetërim

Jolie konfirmon rolin në ‘Maleficent 3’, plane për të lënë Hollywood: Është i pashëndetshëm

Jolie la të kuptohet se dëshiron ta lërë aktrimin përgjithmonë, duke zbuluar se ka në plan të largohet nga Los Angeles-I “i pashëndetshëm " dhe të " kalojë më shumë kohë " në Kamboxhia

E.K
Jolie konfirmon rolin në ‘Maleficent 3’, plane për të
Angeline Jolie

SHBA- Angelina Jolie do të jetë pjesë e 'Maleficent 3', një prej filmave më të preferuar të Disney. Në një intervistë të dhënë së fundi për WSJ, këngëtarja tregoi detaje nga planet e saj për jetën personale dhe atë profesionale.

Maleficent 3 do të vijë katër vite nga seria e dytë, ndërkohë që një pjesë e mirë e kastit pritet të jetë po njësoj.

Megjithatë, përveç konfirmimit të projektit, Angelina nuk ka dhënë shumë detaje se kur do të nisin xhirimet për filmin.

Por pjesa më intriguese e intervistës së Jolie kishte të bënte me planet e saj për të lënë aktrimin, pasi ajo thotë se po mendon të largohet nga Los Angeles dhe e përshkroi atë si "të pashëndetshëm". “Nga të gjitha vendet në botë, Hollywood nuk është një vend i shëndetshëm”.

Angelina vazhdoi duke shpjeguar se nuk po planifikon të ndalojë së punuari në projekte të tjera. “Nuk mund të ndalem. Gjithmonë mendoj se do të jetë një luftë e vazhdueshme”, tha ajo, ndërsa tregoi dëshirën për t’u zhvendosur në Kamboxhia, duke e konsideruar një vend më të qetë. 

Ajo foli edhe për divorcin e saj nga Brad Pitt dhe se si ai ndikoi në jetën e saj. "Është pjesë e asaj që ndodhi pas divorcit tim - humba aftësinë për të jetuar dhe udhëtuar sa më lirshëm," tha ajo.

/Zëri 

Poll

MOS HUMB