Qytetërim

Njihuni me 'shtëpinë' e kuqezinjve në Gjermani

Kombëtarja shqiptare do të qëndrojë në një prej komplekseve më të mira sportive në Dortmund

E.K
Njihuni me 'shtëpinë' e kuqezinjve në Gjermani
Kompleksi ku do te qendroje Kombetarja Shqiptare

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të qëndrojë Kombëtarja gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024.

Kombëtarja do të qëndrojë në SportCentrum Kaiserau, Dortmund, i cili konsiderohet si një prej komplekseve sportive më të mira në Gjermani. Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e turneut.

Qendra stërvitore ka eksperiencë të gjatë në grumbullime dhe faza përgatitore të klubeve dhe kombëtareve, si Bayern Mynih, Real Madrid dhe klube nga më të mirët në Europë si dhe kombëtarja gjermane e futbollit e Brazilit, por edhe e Spanjës.

Bëhet fjalë për një qendër ekselence sportive që ofron të gjitha kushtet e duhura, duke përmbushur kërkesat e stafit teknik.

Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul, FC Porto, Borusia Dortmund, Shalke 04, Valencia, Atletik Bilbao, Udinese, Legia Varshavë, Borusia Mënshengladbah, Verder Bremen, RB Lajpcig, Eintraht Frankfurt, Volfsburg, Union Berlin, Fortuna Dyseldorf, Roda Kerkrade, Standard Liezh, Los Anxheles Galaksi, SC Paderborn, Shtutgart, Hamburger, Bohum, Arminia Bielefeld dhe Dinamo Dresden.

Kombëtarja do të përgatitet në këto fusha ndërsa 24 orë para çdo ndeshjeje do të transferohet në qytetin ku do të luhet sfida.

Shorti i 2 Dhjetorit e pozicionoi Shqipërinë në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 Qershor në stadiumin e Dortmundit, ndërsa më 19 Qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin e Hamburgut.

Ndeshja e tretë e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 Qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Njihuni me 'shtëpinë' e kuqezinjve në GjermaniNjihuni me 'shtëpinë' e kuqezinjve në GjermaniNjihuni me 'shtëpinë' e kuqezinjve në Gjermani

Poll

MOS HUMB