Qytetërim

Jori Delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt dhe...

Përmes një reagimi në Instagram, modelja tregoi se babai i saj pësoi infarkt gjatë një vizite në Shqipëri, por fatmirësisht i shpëtoi rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së shpejtë.

zh.ll
Jori Delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi
Jori Delli

TIRANË- Jori Delli, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, ka zbuluar për ndejkësit e saj arsyen e mungesës në rrjetet sociale. Përmes një reagimi në Instagram, modelja tregoi se babai i saj pësoi infarkt gjatë një vizite në Shqipëri, por fatmirësisht i shpëtoi rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së shpejtë. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse modelja prej ditësh nuk postonte në rrjetet e saj sociale siç jemi mësuar ta shohim. Në reagim, teksa ka rrëfyer shkurtimisht rastin e rëndë familjar, Jori shpreh pakënaqësi për trajtimin e dhënë në Spitalin Rajonal të Vlorës, duke theksuar mungesën e përgatitjes për raste emergjente.

Jori Delli tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi
Postimi i Jorit

Postimi i plotë:

"Përshëndetje miq

Këto ditë kam munguar në rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt.

Fatmirësisht vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta çonte në kohë në spital. Për fat të keq, në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: Spitali atje nuk është i përgatitur aspak për raste emergjente.

Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore; babai im duhej të bënte edhe dy orë e gjysmë rrugë me ambulancë për të mbërritur në kryeqytet.

Në të kundërt, kam vetëm fjalë mirënjohje për spitalin QSUT në Tiranë: falënderoj me gjithë zemër stafin, infermierët dhe mjekët që u kujdesën për të dhe që me një operacion të suksesshëm i shpëtuan jetën.

Me shpresën që shteti shqiptar të vendosë të investojë jo vetëm në turizëm dhe infrastrukturë të re, por edhe – dhe mbi të gjitha – në shëndetësi, duke vënë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vend të parë"./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB