Qytetërim

Këmbështrembër, por futbollist i shkëlqyer. Madje...kampion bote!

Madje, një futbollist i shkëlqyer dhe në 2006-n një kampion Bote.

Redaksia Zëri
Këmbështrembër, por futbollist i shkëlqyer. Madje...kampion
Zambrotta

ITALI- Xhianluka Zambrota, ish-ylli i mbrojtjes nga krahët te Komoja, Bari, Juventusi, Milani dhe Barcelona, zbardhi misterin: si ishte e mundur që një futbollist t'i kishte këmbët aq të harkuara së jashtmi dhe të ishte gjithsesi një futbollist?

Madje, një futbollist i shkëlqyer dhe në 2006-n një kampion Bote.

Këmbështrembër, por futbollist i shkëlqyer. Madje...kampion
Zambrotta

Xhanluka Zambrota zgjodhi studion e Xhanluka Gaxolit dhe podcast-in e tij Bsmt për të rrëfyer prejardhjen e këtij veçantie fizike dhe se si kjo gjë kishte befasuar edhe mjekët: Gjatë karrierës sime nuk kam pasur dëmtime të mëdha. Kam kryer tri ndërhyrje në meniskët e brendshëm, aktualisht nuk i kam më as në të majtë, as në të djathtë, dhe kështu, me kalimin e kohës, këmbët m’u harkuan dhe sot jam një rast laboratorik për shumë kirurgë. Mjekët më shikojnë dhe më pyesin se si arrij të eci. Problemi është thelluar me kohën, si pasojë e një predispozite gjenetike, por edhe sepse më mungojnë meniskët e brendshëm. Ndoshta duhej të kisha ndërhyrë më herët.

Xhianluka Zambrota luajti 98 ndeshje me blutë e Italisë dhe mbi 600 ndeshje si profesionist për klube. 3 herë fitoi kampionatin italian, 3 herë superkupën dhe 1 herë superkupën italiane. Në 2006 u kurorëzua si Kampion Bote me Italinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB