
TIRANË-Tayna, ka reaguar sërish sot për këngën, e cila u fshi nga kanali i saj zyrtar në Youtube. Projekti i ri muzikor u hoq nga ish-menaxheri i saj, Rinor Hykolli, me të cilin pati edhe replika në rrjete sociale. Reperja në reagimin e saj në rrjetet sociale ka treguar se ka shpenzuar shumë për projektin që e riktheu pas disa muajsh, e nga i cili nuk ka fituar asgjë. Tayna ka deklaraur se të jesh grua qenka e vështirë, sidomos kur akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore, duke iu referuar Rinor Hykollit, ish-menaxherit të saj. Ndër të tjera ajo ka pranuar se babi i saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Kënga është fshirë nga të gjitha platformat nga dikush që pretendon se është burrë…Unë edhe gjithë ekipi i madh që ka punuar, kemi harxhuar shumë kohë edhe energjipër për të sjellë perfeksionimin deri në detaje, që kushdo që kalon kohë të vështira të gjejë veten edhe t’i japë forcë qofshin poezia me këngë, qoftë videoklipi…plus nga ai projekt nuk kam marrë asnjë cent. E ktë e kam bërë veç për juve publikun tim që më shkruanit çdo ditë për tu kthyer. Është shumë e vështirë me qenë grua në këtë planet e sidomos kur të shohin si interes ose si “kërcënim”. Përveç kësaj edhe akuzohesh pa faj për gjëra të krijuara nga egoja mashkullore. Unë si fëmijë i vetëm që e mbaj familjen e që prindin nuk e kam në gjendje të mirë shëndetësore, nuk di çka të them tjetër, veç ai tuten Zotit këta njerëz?”, ka shkruar reperja.

Çfarë ndodhi mes Taynës dhe Rinor Hykollit
Rikthimi i Taynës nuk ka qenë pa zhurmë dhe përveç këngës që fansat mezi po prisnin, një përplasje në distancë ka ndodhur mes këngëtares dhe ish-menaxherit të saj Rinor Hykollit. Gjithçka nisi pas bllokimit në YouTube të këngës së saj më të re “Si ai”. Artistja ka hedhur akuza ndaj ish-menaxherit të saj, se ai qëndron pas veprimit. Hykolli e ka mohuar këtë, duke deklaruar se kënga është bllokuar nga firmat dhe kontratat që reperja ka nënshkruar për të arritur në këtë pikë të karrierës./ZËRI