
TIRANË- Komentet anonime brenda shtëpisë së "Big Brother VIP 3" kanë bërë që moderatorja Erjola Doçi të shpërthejë në lot. Pas komentit të fundit, Erjola ka shpërthyer në lot, duke u kthyer nga të gjithë banorët teksa i akuzonte se dikush nga ta po e prekte në moral. Për shkak të gjendjes së saj të rënduar, pranë iu gjendën disa banorë, të cilët i kërkuan që të qetësohej.
MOMENTI ME VIDEO:
View this post on Instagram
Komenti anonim: Erjola bën çmos për të qenë pjesë e grupit Juli-Ledjona
Erjola Doçi: Përtej të gjithave më vjen shumë keq që është dikush këtu që ka kaq shumë mllef për një femër. Kur nuk ia dini jetën asnjë njeriu. Jemi njerëz, prekemi. Shpresoj që të jeni të lumtur. Po, më preke, a je i lumtur? Tentojnë të më prekin në moral. E vetmja gjë që nuk kam bërë në shtëpi është që të prek në moral./ZËRI