
Ndeshja
TIRANË- Tifozët e Torcida Sanxhakut të Novi Pazarit e kanë ndezur klimën në futbollin e kampionatit serb me thirrjet e tyre për pavarësimin e Kosovës dhe deklaratat proshqiptare.
Këto thirrje ata i kanë bërë në derbin e djeshëm ndaj Cërvena Zvezdës, ndeshje e luajtur para 9 mijë shikuesve dhe e përfunduar me barazimin me shumë gola 3-3.
“Torcida Sanxhak” pësëriste brohoritjet në kor:
“E keni humbur Kosovën, dikur ishte serbe, por tani është krjet shqiptare"....
..."Dëgjoni ‘Delije’, dëgjoni ‘Grobari’, Kosova nuk do të kthehet kurrë”.
Tifozët e Novi Pazarit kanë rivalitet të ashpër me dy tifogrupet serbe, "Delije" dhe "Grobari".
Poll