Qytetërim

Siner-Alkaraz, finalja e Romës, një kapitull i ri rivaliteti fantastikësh

Kjo është një përballje që të gjithë e prisnin në Botën e tenisit, por vetëm publiku italian është fatlumi. Të dy lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe të vendosur të shkruajnë histori në “Foro Italico”.

e.d
Siner-Alkaraz, finalja e Romës, një kapitull i ri rivaliteti
Janik Siner dhe Karlos Alkaraz

TIRANË- Finalja e sotme në “Internazionali BNL d’Italia” mes Janik Sinerit dhe Karlos Alkarazit nuk është thjesht një përballje për trofeun e një Mastersi 1000, por një duel që përfaqëson të ardhmen dhe të tashmën e tenisit botëror.

Kjo është një përballje që të gjithë e prisnin në Botën e tenisit, por vetëm publiku italian është fatlumi. Të dy lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe të vendosur të shkruajnë histori në “Foro Italico”.

Publiku italian nuk e pati rastin të shohë një finale italianësh me Musetin, por do të jetë edhe më fatlumë: përpara tyre do të garojnë dy më të mirët e gjeneratës së tyre dhe të Botës. Një finale ideale.

Një sfidë që për italianin Siner është edhe një mundësi për ta fituar për herë të parë turneun në shtëpi. Kjo do të ndodhte fill pas rikthimit nga penalizmi.

Në sfond qëndrojnë edhe shifrat marramendëse të çmimeve: afro një milion euro shkojnë për fituesin dhe më shumë se gjysma për humbësin, por fokusi është te lavdia dhe dominimi sportiv, jo thjesht te milionat.

Për Sinerin, një fitore sot do të ishte një tjetër gur kilometrik: do të kapte kuotën e 40 milionë dollarëve fitime në karrierë dhe do të forconte pozitën e tij si lider i brezit të ri.

Ndërkohë Alkarazi, tashmë fitues i Montekarlos dhe finalist në Barcelonë këtë vit, kërkon të shtojë një tjetër titull prestigjioz në koleksionin e tij.

E sotmja është një finale që tejkalon shifrat dhe e kthen Romën në qendër të tenisit botëror.

Poll

MOS HUMB