
SHBA- Arnold Schwarzenegger u fotografua një ditë më parë duke puthur në buzë një vajzë. 76-vjeçari u kap “mat” nga paparacët në Kaliforni ndërsa ende nuk dihet nëse e reja është e dashura e tij e re.
Siç shihet në foto, Schwarzenegger shihet i veshur me një bluza ngjyrë gri dhe pantollona të zeza. Ndërsa vajza me një bluzë të zezë dhe streçe në ngjyrë pantere.
Më herët për revistën People” aktori tha se ndan një marrëdhënie ‘fantastike’ me Milligan, pasi ata ‘kanë shumë gjëra të përbashkëta’. Por mbeten të paqarta arsyet e ndarjes.
Schwarzenegger përpos angazhimeve në filma është përfshirë dhe në politikë ku ka mbajtur mandatin e gurvenatorit të Kalifornisë nga viti 2003 deri në vitin 2011. Kohët e fundit “Ylli i Terminatorit” ka qenë i zënë kohët e fundit duke promovuar librin e tij të ri “Be Useful: Seven Tools for Life”./Zëri.ai