
BRITANI E MADHE- Sipas tabloidëve anglezë, futbollisti Kyle Walker do të ‘detyrohet’ të jetojë në një apartament në pronësi të Manchester City, duke qenë se një vilë është e zënë nga gruaja e tij Annie Kilner (me të cilën kishte 4 fëmijë), e cila e kishte përzënë atë nga shtëpia, pasi zbuloi tradhtinë e futbollistit me Lauryn Goodman.
Kjo e fundit tani banon në pronën e dytë të mbrojtësit anglez. Për këtë arsye, Walker nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kërkonte ndihmë nga klubi i tij, i cili i ka siguruar një apartament.
Historia e tij e jetës së dyfishtë ka bërë xhiron e rrjetit në Britaninë e Madhe, ndërsa pas zbulimit të tradhtisë, lojtari kërkoi ndjesë, duke thënë se ishte treguar shumë ‘budalla’. Por pavarësisht përplasjeve, si gruaja, ashtu dhe e dashura e tij, u shfaqën gjatë muajit Qershor në Gjermani, ku u mbajt edhe europiani, për ta mbështetur futbollistin që luan me ekipin kombëtar të Anglisë./ZËRI