Qytetërim

Largohet nga Chelsea në fund të sezonit, Broja drejt “gjigandëve” të Bundesligës

Kartoni i lojtarit shqiptar vlen 45 milionë euro

E.K
Largohet nga Chelsea në fund të sezonit, Broja drejt
Armando Broja

GJERMANI- Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Broja i cili luan në huazim te Fulham duket se nuk ka më vend te Blutë e Londrës dhe ky sezon veror pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e tij futbollistike.

Sipas mediave në Angli, Borussia Dortmund, skuadra finalist e këtij sezoni të Champions League është future në garë për të garantuar shërbimet e Brojës.

Chelsea kërkon 45 milionë euro për Brojën ndërsa gjermanët janë të gatshëm të ofrojnë gjysmën e kësaj shumë. Edhe më herët ka pasuri interesim nga ana e Dortmund për Brojën por tani janë krijuar rrethanat për diçka të tillë.

Poll

MOS HUMB