
TIRANË- Në studion e Fun Club ka pasur një përballje sot mes Gazment Ujkashit dhe vëllait të aktorit të humorit Julian Deda, Marios. Ky i fundit e ka detyruar Gazin që t’i kërkojë ndjesë nënës së tij, pasi ajo është prekur për një debat që ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother. Gazi i tha Julit se kishte gjak spiuni, dhe kjo fjalë duket se e ka rënduar nënën e aktorit.
Mario: A ke mundësi që për atë shkarje goje, që je pishman, ti kërkosh nënës sime ndjesë, se ka një javë që qan nga ajo fjalë?
Gazi: Roza ma bëj hallall, të kërkoj ndjesë, sinqerisht e them që ka qenë një shkarje goje, që desha ti thoja të është bërë ves. E vetmja fjalë që kam thënë gabim është kjo.
Mario: Unë besoj që Juli nuk e lëshon Gazin. Gazi duhet të pranojë që ka bërë gabim me Julin. Për mendimin tim Gazi po ndërron trajektoren dhe po kupton se ka bërë gabim.
Nga ana tjetër opinionistja Ina Kollçaku e komenton kështu situatën: Mua më pëlqen loja e Julit. E ka mbrojtjen më të mirë se sulmin. Juli e mori dhe e zbërtheu mirë lojën e Gazit, po i tregonte se është shumë e thjeshtë të ndryshohet argumenti i Gazit.
Gazi: Unë e kam zbërthyer Julin atë ditë, jo Juli mua. Unë nuk ndryshova mendim që takova Marion, por e kam për detyrë të kërkoj ndjesë nëse çështja del jashtë Big-ut./ZËRI