Qytetërim

Mashtrimi përmes tortës së Krishtlindjes, gjobitet Chiara Ferragni

Kompanitë akuzohen për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një Panetone Krishtlindjesh.

f.t
Mashtrimi përmes tortës së Krishtlindjes, gjobitet Chiara
Chiara Ferragni

ITALI- Kompanitë e kontrolluara nga influencuesja italiane e modës Chiara Ferragni janë gjobitur me 1.075 milionë euro (1.18 milionë dollarë). Kompanitë akuzohen për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një Panetone Krishtlindjesh.

Autoriteti antitrust i Italisë (AGCM), i cili vendosi gjobën të premten, deklaroi se reklamat për panetonen, si dhe një çmim më i lartë, i mashtronin blerësit të besonin se ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për një studim mbi kancerin e kockave në një spital në Torino, shkruan Reuters. 

AGCM gjithashtu gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Balocco kishte bërë një pagesë 50,000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg pandoro Ferragni, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet bamirëse, tha rregullatori. Në reagimin e saj Ferragni tha se do të apelonte gjobën e AGCM, duke e quajtur atë “të padrejtë”.

Ndërkohë edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nëpërmjet një deklarate ka “shënjestruar” modelin e ri të influencuesve në rrjetet sociale. Edhe pse nuk e përmendi Chiara Ferragni-n, fjalët e saj duket se i referohen aferës që përfshin sipërmarrësin Pandoro Balocco.

"Modeli i vërtetë që duhet ndjekur nuk janë influencuesit që fitojnë shumë para duke veshur rroba ose duke promovuar panettone, me të cilët njerëzit i bëjnë njerëzit të besojnë se do të bëjnë bamirësi dhe që në vend të kësaj shërbejnë për të paguar tarifat e milionerëve“, tha Giorgia Meloni gjatë fjalimit të saj të fundit në. Atreju 2023, festa e e partisë “Vëllezërit e Italisë. Modeli i vërtetë është kushdo që dizajnon dhe prodhon ekselencën, atë italiane, i cili është i suksesshëm sepse ne jemi më të mirët në të, ne dimë ta bëjmë më mirë. Ne duhet t’u mësojmë të rinjve se krijimi i këtyre produkteve është më i jashtëzakonshëm sesa të mësosh t’i tregosh ato,"-tha Meloni.

Vetë influencuesja nuk ka reaguar pas deklaratës nga kryeministrja italiane, por ishte Fedez ai që iu përgjigj Melonit, duke i dalë në mbrojtje bashkëshortes së tij.

“E di që ju na shihni si një, por gruaja ime është gruaja ime, një grua e pavarur që bën gjërat e saj, dhe unë jam unë dhe kam një fondacion që ka një social bilanci i cili është publik, transparent, kështu që jam i hutuar se gjithçka që kam bërë në botën e bamirësisë është vënë në pikëpyetje. Dhe përsëri: «Një ngjarje e veçantë është se pak minuta më parë kryeministrja Giorgia Meloni, në skenën e festës së saj fantastike, vendosi të flasë për prioritetet e vendit: e përmendët papunësinë e të rinjve? Jo. A foli për manovrën financiare që po bëjnë dhe që nuk kanë mbaruar akoma? Jo. A folët për barrën tatimore të vendit? Jo. Ajo vendosi të thotë: 'Kini kujdes me njerëzit që punojnë në web'. Ky është prioriteti i Kryeministres tonë”- u shpreh Fedez.

Ndër të tjera Fedez njoftoi se vetë Chiara do të flasë për këtë çështje.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB