Qytetërim

‘Mos i jep gojës kaq shumë’, Sara braktis intervistën kur e pyesin për Ledrin

Sara Hoxha nuk ka ndërmend të vëjë pikat mbi “i” për marrëdhënien e saj me Ledrin

E.K
‘Mos i jep gojës kaq shumë’, Sara braktis intervistën
Sara Hoxha

TIRANË- Një intervistë me Ronaldo Sharkën nuk ka shkuar aspak mirë për Sara Hoxhën, e cila është gjendur në vështirësi për shkak se nuk di të japë një përgjigje nëse është ndarë apo jo nga Ledri.

Gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, Ronaldo e pyeti nëse është ndarë apo jo me Ledrin. Pyetje që shkaktoi nervozizëm te Sara e cila braktisi intervistën, duke lënë të kuptohet se ‘loja’ janë ndarë apo jo, do të vazhdojë gjatë.

"Do na e thuash përfundimisht, kur do dilni në një reagim publik ti dhe Ledri për situatën tuaj?"- pyeti Ronaldo, të cilit Sara iu përgjigj:

"Kur të mendojmë që jemi gati! Paçim, shijojeni filmin! Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh kaq shumë gojës kaq shumë."

Por, Ronaldo nuk kishte në plan të dorëzohej: "Prandaj vazhdoj të jem gazetar…"

Sërish një përgjigje nga Sara: "E kape lajmin, je shumë i poshtër se the nuk do e bëje atë pyetjen."

"Kur të jeni gati çfarë do të na thoni?"- këmbënguli Ronaldo.

"Çfarë të duam ne që ju të dini."- mbylli Sara para se të largohej.


Prej kohës Sara dhe Ledri janë përfolur se po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, por pavarësisht interesit shumë të madh të fansave, që kanë mbështetur prej vitesh këngëtarin, çifti ka refuzuar që të mbajë një qëndrim publik për të shpjeguar raportin e tyre. 

Ndonëse asnjë nga palët nuk flet rreth shkaqeve që çuan në krisjen e këtij raporti, faktet tashmë kanë zbuluar shumë rreth dinamikave që kjo histori pati, në ditët e fundit të saj.

Gjërat janë bërë edhe më të qarta, pas ditëlindjes së vajzës së tyre, Poem Blu. Sara që pas ndarjes nga Ledri, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Tiranë, së bashku me vajzën e saj. E duket se diferencë nuk ka bërë as ditëlindja e vogëlushes, që Sara ka vendosur ta festojë këtu.

Në rrjetet sociale, blogerja ka vendosur mos të zbulojë shumë detaje nga festa, duke zgjedhur që të mjaftohet me një urim, pa zbuluar detaje të tjera

/Zëri 

Poll

MOS HUMB