
PRISHTINË- Futbollisti Mërgim Berisha, i ka dhënë fund beqarisë dy ditë më parë duke kurorëzuar dashurinë e tij me Edona Berishën. Ceremonia e martesës ishte e mbushur me emocione dhe elegancë, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të çiftit.
Pamjet e publikuara nga dasma madhështore kanë ngritur spekulime mes ndjekësve të çiftit pasi ajo që ra në sy ishte barku i rrumbullakosur i nuses, Edonës, që ka bërë shumëkënd të mendojë për një shtatëzani të mundshme.

Për momentin, çifti nuk ka folur në lidhje me këtë detaj, ndaj s'na mbetet gjë tjetër veç se të presim.
Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, ka qënë në qender të vëmendjes të publikut. Çifti ka qenë bashkë për disa vite, u komentuan mjaft shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien e tyre që shpesh herë ishte e dhunshme, duke u kthyer edhe në vëmendjen e mediave turke. Para se të hynte në shtëpinë më të famshme të Kosovës, "Big Brother", Vesa zbuloi se ish i fejuari i saj e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani, Edona berishën./ ZËRI