Qytetërim

Merkato/ Për Delapin Çelsi ka konkurrencën e “djajve të kuq”

Negociatat mes Mançester Junajtidit dhe sulmuesit të Ipsuiç Taunit, Liam Delapit kanë shkuar përpara.

Redaksia Zëri
Merkato/ Për Delapin Çelsi ka konkurrencën e “djajve
Liam Delap

BRITANI E MADHE- Sipas raportimeve të The Athletic, pasi patëm raportuar avantazhin e lehtë të Çelsit për talentin Liam Delap, në garë kanë hyrë edhe “Djajtë e kuq” të Mançesterit. Negociatat mes Mançester Junajtidit dhe sulmuesit të Ipsuiç Taunit, Liam Delapit kanë shkuar përpara.

Klubi dhe lojtari thuhet se kanë mbajtur një takim "kokë më kokë”. Zërat dalin nga vetë klubi aktual i lojtarit, nga ku thuhet se ka qenë Ipsuiçi që i ka dhënë leje të udhëtojë drejt Mançesterit për bisedime.

Fakti se “Djajtë e Kuq” kërkojnë të forcojnë repartin e sulmit është publikisht i njohur.

Delapi pritet të marrë kohën e duhur për të marrë një vendim përfundimtar, ndërkohë, siç kemi raportuar më herët në Zëri.al, edhe Çelsi është i interesuar për të siguruar shërbimet e tij. Marrëveshja mund të arrijë vlerën e 30 milionë paundëve, për shkak të një klauzole rënieje nga kategoria në kontratën e tij aktuale me Portman Roud.

12 gola ka shënuar këtë sezon anglezi./ZËRI

Poll

MOS HUMB