Qytetërim

Mesi do të mungojë ndaj Uruguajit dhe Brazilit, shkak dëmtimi

Tani është e sigurt që Leo Mesi do të mungojë në dy ndeshjet eleminatore për Botërorin 2026, ndaj Urugajit dhe Brazilit.

Redaksia Zëri
Mesi do të mungojë ndaj Uruguajit dhe Brazilit, shkak dëmtimi
Leo Mesi

SHBA- Lionel Mesi, me një supergol me topin që i kalon sipër portierit të ‘’mashtruar’’, u rikthye protagonist me fitoren dramatike 2-1 ndaj Atlanta Junajtid, por e diela e lumtur për tifozët e Inter Majemit nuk ishte e thënë të ishte e tillë për ata të Argjentinës që e meziprisnin rikthimin e tij në formë.

Tani është e sigurt që Leo Mesi do të mungojë në dy ndeshjet eleminatore për Botërorin 2026, ndaj Urugajit dhe Brazilit. Mesi, në ndeshjen ndaj Atlantës, në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, bëri një lëvizje të shkëlqyer dhe provoi portën ku gjeti në gatishmëri portierin e Atlantës, por pas këtij veprimi ndjeu dhembje. Megjithatë, ylli argjentinas e vazhdoi lojën edhe pse e uli intensitetin.

Të hënën rezonanca magnetike konfirmoi se dhembja ishte dëmtim dhe stafi teknik vendosi të mos e grumbullojë me kombëtaren. Argjentina e Skalonit do të ketë disa mungesa, Paulo Dybala, Gonzalo Montieli dhe Xhiovani Lo Kelso, së bashku me Mesin, të gjithë për shkak të problemeve fizike.

Argjentina e udhëheq grupin e saj eleminator me 25 pikë, 5 më shumë se sa Urugaji i vendit të dytë dhe 7 pikë më shumë se sa Brazili i vendit të pestë./ZËRI

Poll

MOS HUMB