Qytetërim

Murat Erdem: Kush është turku misterioz që u bë viral në TikTok?

Në shumicën e videove, ai shihet duke iu afruar ngadalë kamerës dhe pastaj shkel syrin e tij si shenjë dashurie. Disa TikTokers "imagjinojnë" Erdemin në rolin e një zemërthyesi.

k.m.
Murat Erdem: Kush është turku misterioz që u bë viral
Murat Erdem

TURQI- Një biznesmen turk është bërë viral në TikTok, me pamjen e tij të çuditshme 41-vjeçari Murat Erdem prej disa muajsh është bërë viral në rrjetin social. Në shumicën e videove, ai shihet duke iu afruar ngadalë kamerës dhe pastaj shkel syrin e tij si shenjë dashurie. Disa TikTokers "imagjinojnë" Erdemin në rolin e një zemërthyesi.

Por kush është njeriu që kohët e fundit shfaqet gjithnjë e më shpesh në FYP e të gjithëve ne?

Sipas faqes turke marasmanset.com, 41-vjeçari zotëron një dyqan erëzash dhe arrash në një shesh të madh në qytetin Kahramanmaras, vend që është kthyer në sfondin e shumë prej videove që ai ka ngarkuar në TikTok. Pamja e tij e çuditshme dhe preferenca për veshjet e viteve '70 i buron nga dashuria e tij për këngëtarin dhe aktorin e njohur turk Ferdi Tayfur, i cili ka qenë i preferuari i tij që në fëmijëri.

“Ne jemi rritur me këngët dhe filmat e tij, dashuria për të nis që në moshë të vogël. Gjithashtu, më mungojnë vitet '70, ajo mënyrë jetese dhe veshjeje,”- tha Erdem për faqen lokale një vit më parë, duke treguar se filloi të vishte kostume që në moshën 12-vjeçare.

Me kalimin e viteve, ai filloi të eksperimentonte me ngjyra dhe dizajne të ndryshme, me shumë banorë të qytetit që iu afruan për ta komplimentuar për stilin e tij. Ai tregon se dashuria që i tregojnë njerëzit e bën të lumtur dhe se në dyqanin e tij mirëpret me kënaqësi klientët që duan ta shohin nga afër dhe t'i bëjnë foto. Kështu po e kërkuat, tani dini ku ta gjeni./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB