
ITALI- Napolitanët, nën ekstazën e njerit prej titujve më të bukur, më të luftuar dhe më emocionues në Itali, dëshiron t'i bëjë vetes një dhuratë. Në qytetin jugor drejtuesit kanë hedhur hapat e parë drejt arritjes së marrëveshjes me De Brujnen, i cili ka edhe dy pista të hapura në MLS-në amerikane, duke qenë se nga Siti do të largohet si lojtar i lirë.
27 milionë për 3 vjet do të jetë shpenzimi për lojtarin e madh belg, 10 milionë për firmën, 6 milionë në vitin e parë, 6 milionë në vitin e dytë, 5 milionë në të tretë.
Burimi i këtij informacioni është eksperti italian i merkatos, Fabricio Romanoja. 778 ndeshje ka zhvilluar belgu me të kaltrit,187 gola të shënuar, 313 asiste.
Në karrierën e tij belgu virtuoz ka fituar gjithçka: 1 kampionat belg, 1 kupë të Gjermanisë, 1 superkupë të Gjermanisë, 6 Premier Liga, 5 kupa të Ligës Angleze, 3 Community Shield, 2 Kupa FA, 1 Ligë Kampionesh, 1 Super Kupë të Evropës, 1 botëror klubesh.
Kevin De Brujn do të mbahet mend si rekordmbajtësi i numrit të asisteve në një sezon të vetëm në Premier Ligë. 20 të tillë. Ai po ashtu është asistmeni i dytë më i mirë në historinë e Premier Ligës, me 114 asiste, i dyti pas legjendës Gigs me 162 asiste.
Nëse zërat që e pasuan informacionin e Fabricio Romanos, duke e sjellë si të sigurt gjetjen e dakordësisë mes palëve, kjo do të thoshte se edhe pse 34-vjeçar, belgu ka refuzuar dy pistat e hapura amerikane për të korrur suksese të reja në një mjedis elektrizues pa të ngjashëm në Evropë siç është Napoli. Prania e shokut të tij Lukaku dhe kontaktet me ish-in e nderuar të atij ambienti, Mertensin, duket të kenë luajtur jo pak rol në këtë negociatë./ZËRI