Qytetërim

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FIFA me "dorë të hekurt", gjobit FSHF-në me 200 mijë dollarë

Bëhet fjalë për një gjobë prej 161,500 franga zvicerane (rreth 200,000 dollarë), një nga gjobat më të rënda nga FIFA. 

zh.ll
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FIFA me "dorë të hekurt",
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria ka marrë një dënim të fortë nga FIFA për ndeshjen e zhvilluar ndaj Serbisë, më 7 qershorë, në Tiranë. Bëhet fjalë për një gjobë prej 161,500 franga zvicerane (rreth 200,000 dollarë), një nga gjobat më të rënda nga FIFA. 

Dënimi me gjobë është dhënë për shkelje të shumta, për ndërprerjen e himnit kombëtar serb dhe shfaqjen e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Ndeshja kishte peshë të veçantë për shkak të tensioneve të kahershme politike mes dy vendeve, të cilat janë reflektuar edhe më parë në fusha. Incidenti me dronin në Beograd në vitin 2014 që ndërpreu një ndeshje kualifikuese për Euro 2016.

Takimi i 7 qershorit në Tiranë përfundoi në barazim 0-0. Ndeshja e kthimit në Beograd do të luhet më 11 tetor. Por dënimi nuk mbyllet me kaq. Përveç gjobës, FIFA ka urdhëruar uljen me 20% të kapacitetit të stadiumit në një ndeshje të ardhshme, si pjesë e masave disiplinore.

Shqipëria do të presë Letoninë më datë 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Sfidë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB